Zbardhen 4 vendimet e Kryesisë së PD

Zbardhen katër vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike. Në dokumentin e siguruar nga “BalkanWeb” vendimi i parë i demokratëve kishte të bënte me mobilizimin për protestat.

Në vendim specifikohet që, nga data 4 shkurt do të nisin protesta në të gjithë Shqipërinë me kalendar, ndërsa në datën 16 shkurt do të kulmojë protesta kombëtare në Tiranë.

Vendimi i dytë i Kryesisë ka të bëjë me krijimin e bordeve këshillore pranë degëve të partisë, sipas statutit me personalitete të fushave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa vendimi tretë i marrë prej tyre ishte ngritja pranë PDSH-së e Bërthamës së Digjitalizimit. Mësohet gjithashtu se zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është emëruar edhe në postin e Koodinatores Kombëtare të Digjitalizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i katërt ka të bëjë me evidentimin dhe thirrjen e gjithë ish-fuksionarëve dhe ish-drejtuesve të PD që nga 1991 e këtej sipas degëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?