Zbardhen detaje nga aksidenti me ashensorin në pallatin në Astir
Të tjera detaje janë mësuar nga incidenti i ndodhur një ditë më parë në një pallat në zonën e Astirit, ku pas rënies së ashensorit u lënduan 2 gra.
Bëhet me dije se 30-vjeçarja M. S., ndodhet ende në Spitalin e Traumës.
Megjithatë ajo ka vetëm dëmtime në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gruaja tjetër që e shoqëronte, e që ishte shtatzëne, është dërguar në shtëpi pasi gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.
Kujtojmë se një ditë më parë për këtë incident, u vu në pranga tekniku i firmës së mirëmbajtjes, ndërsa u procedua penalisht vëllai i tij, njëkohësisht dhe administrator i firmës.