Zbardhen detaje nga marrëveshja me Italinë, në Shqipëri do të vijnë vetëm burra

Kryeministri Edi Rama firmosi një ditë më parë një marrëveshje me homologen italiane Giorgia Meloni për ngritjen e një qendre pritjeje për emigrantët, e cila do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Pakti sipas mediave italiane parashikon që Tirana të mirëpresë 36 mijë persona në vit.

Po ashtu thuhet se në këtë marrëveshje përjashtohen gratë, fëmijët dhe pjesa vulnerabël, dhe se në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantë burra.

Ndër të tjera theksohet se vendimi për azil i takon një komisioni italian.

Rama ka sqaruar se Shqipëria do të vërë në dispozicion vetëm tokën, dhe të gjithë përgjegjësitë e tjera i takojnë shtetit italian.

“Por detajet e kësaj marrëveshjeje ende duhet të përcaktohen. Vetë kryeministri shqiptar ndërhyn për të sqaruar disa pika. “Gjithçka – shpjegon Rama për Il Fatto Quotidiano – do të jetë përgjegjësia juaj: infrastruktura, pritja, transferimi në qendër. Ne do të vëmë në dispozicion vetëm tokën”. Dhe shton se nuk kërkoi shumë sqarime për protokollin “sepse nuk doja që Italia të mendonte se po pengonim”. Ai thotë se Tirana do të monitorojë njerëzit, të cilët “nuk duhet të trajtohen si mbeturina”. Dhe shton se: “Kjo është një marrëveshje teorike, atëherë duhet të vihet në praktikë. Dhe nuk do të jetë e lehtë: ka shumë për të bërë mes të thuash dhe të bësh. Marrëveshjet me vendet afrikane janë gjëja më e vështirë.” Duke zbuluar se një ekip i përbashkët juristësh dhe ministrive të Brendshme dhe Mbrojtjes kanë nisur punën për tekstin e firmosur dje në të cilën Shqipëria do të fitojë “njohuri të rëndësishme edhe për të shënjestruar krimin e organizuar. Italia do të kujdeset për gjithçka tjetër dhe nëse nuk do të jetë në gjendje të kryejë riatdhesimet, do t’i duhet t’i kthejë ato”, shkruajnë mediat italiane.

SHKARKO APP