Zbardhen detaje nga plagosja në Peqin, arrestohet dëshmitari që fshehu kamerat

Veprimet hetimore vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në lagjen Xhami, ku një 26-vjeçar tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar. Shtetasi Aldo Tufa, 26 vjeç, është akuzuar për plagosje pas një konflikti për motive të dobëta që përfundoi me përdorimin e armës.

Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. Ll., 50 vjeç, banues në Peqin, për moskallëzimin e krimit dhe për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ky i fundit akuzohet se nuk ka raportuar ngjarjen dhe ka hequr dhe fshehur DVR-në e kamerave të sigurimit që ndodheshin afër vendngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë shpallur 26-vjeçarin Tufa në kërkim për akuzat e “Vrasjes me paramendim” në tentativë, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?