Zbardhen detajet e ngjarjes në Fushë-Krujë, autori dhe 62-vjeçari janë komshinj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fush-Krujë, ku Blerim Selaci ka plagosur Lufti Kupën, të cilët janë komshinj me njëri tjetrin. I plagosuri po niset drej spitalit Ushtarak për trajtim më të specialiuar,
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.