Zbardhen detajet e rënda nga vrasja e 25-vjeçarit në Korçë: U dhunua, u lidh dhe u hodh në liqen

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit 25-vjeçari Fridman Xhaferraj.

Referuar burimeve nga policia, raportohet se po hetohet në dy pista, ku kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por që nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Sipas burimeve, viktima është gjetur i lidhur nga duart, në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit. Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga Policia e Fierit dhe e Lushnjes, si përdorues i lëndëve narkotike.

Një ditë më parë se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune në trup e kokë, çka dëshmonte se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. BW

SHKARKO APP