Zbardhen emrat/ 40 milionë euro drogë drejt Italisës, ja kush janë shqiptarët që u vunë në pranga
Janë bërë publike emrat e shqiptarëve të vënë në pranga në operacionin me 40 mln euro drogë.
Në pranga janë vënë: Ardi Hilaj, Marjus Kaçani, Manushaqe Korri, Ervin Mandri, Ledjo Pashaj, Antonio Pashollari, Hasan Tali, Agron Tosku, Edison Sharka, Bledar Allmuça, Flamur Gjika, Elton Ismaili, Kreshnik Laçi, Bashkim Skura, Oliver Smakaj, Dritan Zaganjori, Rolandi Laçi, Shkëlzen Daçi, Fatmir Doka, Erind Garubi, Elton Hamza, Ardit Hoxhaj, Vullnet Daçi.
Të gjithë u vunë në pranga në operacionin policor shqiptar në bashkëpunim me antimafian italiane duke trafikuar 3.5 ton drogë me vlerë 40 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë në rrugë detare.
Myftari nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi është arrestuar në qershor të vitit 2016 nga policia e Vlorës. Myftari ishte në kërkim nga nëntori 2015, pasi tentoi të trafikonte 800 kg kanabis drejt Italisë.
Operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative çoi në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë. Mësohet se hetimet kanë nisur prej disa muajsh, dhe ka pasur një bashkëpunim dhe me SPAK për finalizimin e tij në Shqipëri.
Deri më tani në Shqipëri, nga Policia e Shtetit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë kapur 10 pjesëtarë të grupit kriminal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga pòlicia është zbuluar në një magazinë në Vlorë një gomone me dy motorrë të fuqishëm, e cila dyshohet se përfitohej nga grupit kriminal për transportin e drogës, sipas burimeve ky grup ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e drogës që prej vitit 2015.
Burimi: Fax News