Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty
Këtë të mërkurë janë zbardhur emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm që do ngrihet për raportin e Dick Marty.
Nga mazhoranca do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku Enver Roshi.
Pjesë e komisionit do të jetë edhe deputetja Elena Xhina. Ndërkohë pritet që emrat të votohen në Kuvend seancën e së enjtes.
Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi Kosovën. Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.