Zbardhet aksidenti i eskortës së Sali Berishës, ja çfarë thotë policia

Pas aksidentit që ka ndodhur mbrëmjen djeshme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshinë 3 automjete, një prej të cilave pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha (të cilët po ktheheshin nga FOLTORJA e zhvilluar në Kurbin) ka ardhur edhe reagimi i policisë së shtetit.

Përmes një njoftimi zyrtar policia thotë se kanë proceduar penalisht drejtuesit e mjetit tip ‘Benz’, i cili goditi një tjetër mjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin S.L., dhe ky i fundit ka goditur një nga makinat e eskortës të deputetit Sali Berisha.

Policia njofton se të tre automjetet që u përfshinë në aksident qarkullonin në të njëjtin sens lëvizje, në korsinë e shpejtësisë, ndërsa si pasojë e goditjes morën dëmtime të lehta 24-vjeçari i cili u procedua penalisht, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, të tre banues në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makinat e eskortës ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por asnjë nga stafi dhe as Berisha nuk kanë pësuar lëndime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ka qenë shoferi i makinës së ish-kryeministrit Berisha që ka manovruar shpejt sepse përplasja mund të ishte me makinën ku ndodhej Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?