Zbardhet atentati në Tiranë, ja kush janë autorët

Zbardhet atentati në Tiranë. Policia e kryeqytetit bën të ditur se ka identifikuar autorët.
Njoftimi i Policise se Tiranes
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasia B. Gj., dhe u plagos shtetasi E. B.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.
Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?