Zbardhet biseda e kreut të opozitës Basha, me protesuesit para Kuvendit

Zbardhet biseda e kreut të opozitës Basha tek protesta e punëtorëve të bypass Fier-Vlorë.

Protestuesi: I kanë vjedhur lekët tona.

Basha: Së pari, ju kërkoj falje që s’kemi arritur ta zgjidhim problemin tuaj kur kemi qenë në qeveri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesi: E ke bërë edhe herë tjetër, ne e mirëpresim faljen që ke kërkuar për të tjerët, ndoshta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha: Së dyti, garantoj që ne e kemi këtë në qendër të vëmendjes; dëmshpërblimin financiar dhe dëmshpërblimin moral ndaj jush.

Protestuesi: Ne kemi dëshirë me të thënë zoti kryeministër, por sot je kapiteni i selisë blu dhe të urojmë që të vish edhe një herë dhe të vendosim demokraci dhe standarde europiane. Por që në 2007 ne po persekutohena, po diskriminohena familjarisht, një varfëri, një skllavëri e tejskajshme. Unë jam qysh 18 vjeç nën hekurat dhe prangat e diktaturës komuniste. Jam dënuar për revoltën e Qafë Barit, jam i 7-i që jam arrestu dhe jam përjashtuar padrejtësisht. Ju keni kërkuar falje dhe ju jemi mirënjohës. Sabotazhi, janë disa nene politike që këto i kanë quajtur jopolitike, në mënyrë të padrejtë. Le të hapen dosjet tona dhe nëse ne nuk kemi bërë rezistencë nëper burgje dhe dosja ime nuk është e pastër atëherë le të mi heqin, nuk dua asnjë lekë. Ne kërkojmë që Partia Demokratike të angazhohet fuqishëm sepse na ju quajmë pjesë e jona, gjithmonë kemi votuar për ju, për demokraci dhe jemi shumë të zhgënjyer për vitet e mëparshme.
Urojmë që edhe aty në Komisionin e Ligjeve, edhe sot ju keni mundësi me ngrit zërin për këtë padrejtësi. Është më mirë të pranosh një faj sesa ta vazhdosh një faj. Faleminderit që keni ardhur.

Basha: Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për faktin që nuk arritëm dot ta zgjidhnim plotësisht kur ishim ne në qeveri. Ju garantoj se do ta ndjekim deri në fund edhe sot si opozitë, edhe nesër. Është detyra jonë t’i japim një zgjidhje përfundimtare këtij problemi, një borxhi që të madh që kemi ndaj jush.

Protestuesi: Sepse nuk duhet të hiqet asnjë ditë burgu për ne. Pavarësisht se si i ka ndërtuar akuzat prokurorët e komunizmit. Vladimir Kristo, prokurori që më ka dënuar 25 vite burg.

Basha: Ju mbështesim në të gjitha format dhe mënyrat, moralisht, shpirtërisht, politikisht, në të gjitha format dhe mënyrat

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?