Zbardhet biseda mes Hannes Swoboda dhe Ruçit

Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi priti sot z.Hannes Swoboda, ish Kryetar i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëvë në Parlamentin Evropian.

Në takimin shumë miqësor, z. Ruçi e falenderoi z. Swoboda për mbështjetjen dhënë vendit tonë gjatë mandatit të tij në Parlamentin Evropian, për afrimin dhe bashkimin me familjen evropiane si edhe mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Biseda u fokusua progresin që Shqipëria ka bërë në rrugëtimin e saj drejt BE. Z. Swoboda e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit për arritjet e vendit tonë vecanërisht vitet e fundit dhe u shpreh optimist për një vendim të merituar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Samitin e Zagrebit.

Si President i Institutit Ndërkombëtar për Paqen, z. Swoboda u shpreh se një nga objektivat e institutit është përfshirja e të rinjve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në forumet politike dhe promovimi i tyre në vend për të kufizuar dukurinë e emigrimit.

SHKARKO APP