Zbardhet dëshmia e Ajas Sulejmenit në Polici: U largova për vajzën, e çova në spital
Zbardhet dëshmia e Ajas Sulejmenit, 39-vjeçarit që përplasi rëndë mesditën e së dielës çiftin Arjan dhe Vulma Konomi dhe fosnjën e tyre vetëm tre muajshe.
I dyshuari, sipas dosjes ka deklaruar se nuk ka qenë me shpejtësi gjatë momentit të aksidentit, vetëm me 40 km në orë, ndërsa ekspertët rrugorë folën për 140 km në orë.
Për arsyen e largimit nga vendi i ngjarjes, Sulejmeni ka pretenduar se kishte vajzën e tij 5-vjeçare në mjet, e cila ishte traumatizuar nga aksidenti, dhe iu desh ta dërgonte në një spital privat.
“Në lidhje me aksidentin kam qenë me shpejtësi rreth 40 km me orë dhe përpara semaforit sapo u bë i kuq unë nisa të frenoj por nuk më mbajtën frenat. Deklaroj në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit se nuk kam pasur qëllim të iki, por duke qenë se ishte vajza ime e mitur u largova sepse kisha dhe vajzën time pesë vjecare dhe bashkë me të kam shkuar në spitalin privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident”, ka deklaruar Ajas Sulejmeni.
KOHA JONË SONDAZH

