Zbardhet dëshmia e bashkëjetueses së Aleksandër Sadikajt: Llamarina e serbatorit ishte e hapur…
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që iu bë Aleksandër Sadikaj në Tiranë.
Është zbardhur dëshmia e bashkëjetues së viktimës e cila ka treguar se Sadikaj kishte vë re një problem në serbatorin e makinës.
27-vjeçari kishte konstatuar një dëm serbatorin e makinës, por që nuk i kishte kushtuar rëndësi.
Ndërsa miqtë të tij kanë deklaruar se ai nuk ruhej. Ndërsa në banesën e tij gjatë kontrollit nga policia janë gjetur shumë mjete të paligjshme.
“Me Aleksandrin kam darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së Re rreth orës 23:20. Bashkëjetoja me të prej tri vitesh”, ka thë ajo.
Pasi kanë darkuar, kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin për t’u nisur për në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar për ngjarjen e ndodhur.,ka thënë ajo. BW
KOHA JONË SONDAZH

