Zbardhet dëshmia e maqedonasit që u mor peng në Tiranë: Më vunë pistoletën në kokë
Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja e 23-vjeçarit maqedonas Davor Velefski, ngjarje për të cilën pas hekurave shkuan dy persona.
Raportohet se 23-vjeçari ka qenë pranë Kryegjyshatës kur forcërisht është futur në makine nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha. Ai ka thënë para uniformave blu se i kanë vënë pistoleten ne koke dhe i kane kerkuar 250 mije euro.
Gjatë kohës që mjeti ka qenë duke u ecur drejt liqenit të Farkës, një Patrullë e Shqiponjave ka marrë sinjalizim se në mjet qarkullonin persona të armatosur dhe i kanë bërë shenjë mjetit të ndalonte, por autorët nuk janë bindur. Policia është vënë në ndjekje të mjetit, duke i arrestuar disa km më tej. Një prej autoreve u arrestua në mjet, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, por u kap pas disa minutash. Në mjet u gjet edhe 23 vjecari, i cili i tregoi policisë ngjarjen.
Ndersa të arrestuarit hodhen poshte akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje por se 23 vjecarit i kishin bere presion per kthimin e nje borxhi. Gjithe skema e pengmarrjes u zbulua nga policia kur 23-vjecari permendi bashkekombasin e tij Subi Ethemi, i cili kishte rrolin e ndërmjetesuesit mes 2 autorëve dhe familjarëve të 23-vjeçarit për dorezimin e parave. Ky i fundit u procedua për moskallëzim krimi.