Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit që transportonte eurot e padeklaruara
Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit ku u ndaluan afro 2 milion euro të sekuestuara që vinte nga Italia me tragetin Durrës-Bari.
Abc News mëson se 51-vjeçari i arrestuar nga policia ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë e gjetura në mjetin që drejtohej prej tij.
Ai është shprehur se bën transportin dhe nuk e di se çfarë ka në pjesën e pasme të kamionit.
Policia ka nisur hetimet për të mësuar se nga ku është nisur kjo ngarkesë dhe kush ishte destinacioni i saj.
Ndërkohë vijon ende numërimi i parave në Komisariatin e Policisë së Durrësit.
Paratë ishin futur në 5 qese plastmasi dhe ishin mbuluar me lëndën e parë që përdoret për prodhimin e këpucëve./abcnews.al