Zbardhet dëshmia e shokut të Erigers Mihasit: Ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte

Zbardhet dëshmia e një prej miqve të Erigers Mihasit, 32-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mafioz të Astiri, mbrëmjen e së shtunës. Ka dalë deklarata e bërë nga shoku i viktimës A.H. për policinë. Ai ka treguar se 32-vjeçari ishte i kujdesshëm kur lëvizte dhe nuk ulej prej disa muajsh në lokale.

“Erigersi ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte, kontrollonte deri me 4 makina mbrapa. Kishte disa muaj që nuk ulej në lokale, por kur dilte me ta lëvizte me makinë”, ka thënë shoku i viktimës.

Mihasi dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit ku humbi jetën dhe Armando Dumani. Për ngjarjen po hetohen anëtarët e “klanit Duka”. BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?