Zbardhet dëshmia e shtetasit grek të arrestuar për vrasjen e Dejvi Kasmit/U shokova nga…

Ethymiou Ethymiou, shtetasi grek i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Dejvi (Dëfrim) Kasmi, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

“Jam i shokuar nga arrestimi, nuk kam lidhje me ngjarjen” ka deklaruar ai gjatë dëshmisë paraprake përpara hetuesve.

Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë, shtetasi grek i arrestuar një ditë më parë, është shprehur se ishte i shokuar nga arrestimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet policore bëjnë të ditur se Ethymiou nuk ka dhënë sqarime nëse ka debatuar ose jo me viktimën pak ditë para ngjarjes apo nëse e njihte ose jo viktimën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf, nuk kam kryer asnjë krim”, mësohet të jetë shprehur Ethymiou para policisë, ndërsa ka pranuar njohjen me një prej të arrestuarve të tjerë.

42 vjeçari Kasmi u qëllua për vdekje sapo doli nga një banesë pranë QSUT-së në Tiranë, ndërsa policia arrestoi disa persona si të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Policia e Shtetit e arrestoi atë si vrasës me pagesë, ndërsa është në kërkim urdhëruesi.

Atentati ndaj Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë ka qenë e mirëorganizuar.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës Ardi Veliu ekzekutori është një ish-efektiv i forcave speciale greke, tashmë i ndaluar nga blutë e Tiranës, ndërsa organizatori  (Altin) Aurel Hoxhallari u shpall në kërkim.

Shkatërrimi i grupit kriminal “Enigma” u zhvillua më datë 2 shkurt.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe katër persona të tjerë:

Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur  në Skrapar e banues në Tiranë ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur  e banues në Tiranë dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Më herët u arrestua edhe Mario Meshini, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Kasmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?