Zbardhet dëshmia e vëllait të motrave të vrara nga 32-vjeçari: Këmbëngulte gjithmonë të bëhej e tija!

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për Gazmend Mustën, i cili pasditen e 2 janarit i mori jetën gruas dhe kunatës së tij për motive të dobëta.

Ndërkohë që vëllai i dy motrave të ekzekutuara Gj. Çaushaj ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e autorit të krimit dhe Gentjanës, bashkëshortja e të dyshuarit.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, vëllai i dy viktimave, Gj. Çaushaj, ka deklaruar se kunati i tij këmbëngulte gjithmonë të “bëhej e tija”, herë pas here ai nuk e linte të dilte nga shtëpia motrën e tij, e fyente dhe e ofendonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë para se të ndodhte krimi, sipas dëshmisë së Gj. Çaushaj, i dyshuari kishte qenë familjarisht tek banesa e prindërve të viktimave në Drizar të Mallakastrës dhe se në datë 2, kur edhe ndodhi ngjarja tragjike, do të shkonte tek familja e të dyshuarit për darkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu dhe në dëshminë e babait të Gazmend Mustës tregohet se marrëdhënia në çift mes Gentjanës dhe Gazmendit ishte e tensionuar.

Gruas Gentjana Çaushaj dhe kunatës, Melisa, 18 vjeçe, Gazmend Musta ai i mori jetën duke i goditur me thikën e bukës në sy të dy fëmijëve të mitur.

Ndërsa dokumenti i ekspertizës mjeko-ligjore, zbulon detaje shokuese, për mënyrën se si është Musta ka goditur gruan dhe kunatën e tij.

32-vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjës dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor.

Në trupin e gruas së tij janë konstatuar këto plagë:

– plagë shpuese në gjoks

– dy plagë shpuese në gjirin e majtë

– një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

– një plagë shpuese në krah të majtë

– dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë

– dy plagë shpuese në pjesën e poshtme të barkut në të majtë

– dy plagë shpuese në kurriz

– një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.

Tek kufoma e kunatës janë konstatuar këto plagë:

– dy plagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit

– një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit

– dy plagë në gjirin e majtë

– një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

– një plagë tjetër në gjirin e majtë

– një plagë në parakrah të majtë

– një plagë tjetër në krah të majtë

– plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë

– dy plagë në 1/3 e poshtme të krahut të djathtë

– një plagë shpuese në bërrylin e djathtë

– dy plagë në 1/3 e kofshës së majtë

– plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë

– plagë në kërcirin e këmbës së majtë

– plagë në kurriz midis shpatullave

– plagë në ijën e majtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?