Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri në Shkodër
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së regjistruar mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku 39-vjeçari Izvi Gucia plagosi me armë zjarri shtetasin Genc Hoxha, 45-vjeç, pranë një servisi në vendin e quajtur Ura Dervishbeg.
Hoxha mori një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Policisë, dyshohet se i plagosuri që njihej me Izvin Gucinë, ky i fundit pronar i një servisi makinash, kishte çuar automjetin e tij në këtë servis pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë.
45-vjeçari nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis dhe sipas burimeve të policisë e ka fyer autorin e plagosjes por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim sepse ka qenë agjerueshëm.
Gjatë ditës së djeshme shtetasi Genc Hoxha ka shkuar sërish pranë servisit dhe në debat e sipër ka ndodhur edhe plagosja.
Efektivët kanë gjetur një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarje që dyshohet se i përket autorit të arrestuar. Po ashtu uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ndodhi kjo plagosje. Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen.
KOHA JONË SONDAZH

