Zbardhet dosja e Prokurorisë: Qatja me 3 miqtë e saj kishin pirë alkool dhe kokainë
Ështe zbardhur dosja e prokurorisë lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, pasi ishte thërritur në banesë nga Marsida Qatja.
Prokuroria ka konfirmuar se Marsida Qatja dhe Bledar Toçi kishin konsumuar kokainë dhe alkool përpara se të ndodhte vrasja, pak minuta pas mesnatës së të mërkurës. Mësohet se fjalët e fundit që ka thënë Haxholli në drejtim të Toçit kanë qenë: Po pse ma bën ti këtë?!
Sapo ka mbërritur pranë banesës Dritan Haxholli ka qëlluar fillimisht në dritaren e kuzhinës së Marsida Qatjas dhe më pas ka hyrë në banesë, ku i është drejtuar fillimisht Xhuljo Bitrakut me fjalët: Me ty do të merrem pastaj!
Bledar Toçi së bashku me të vëllanë e tij, që siguroi kokainën në momentin kur ndodhi krimi do të hetohen dhe për trafik droge. Toçi do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje, dhe jo vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes, siç mund të pretendonte ai vetë.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se shefi i sigurisë së burgjeve Bledar Toçi ka qëlluar në drejtim të Dritan Haxhollit.