Zbardhet dosja: Vëllezërit Haxhia u qëlluan njëri me 20 dhe tjetri me 18 plumba
Abc News ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për dy autorët e dyshuar të vrasjes së vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhia.
Gjykata la sot në burg, autorët e dyshuar Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Sipas dosjes së prokurorisë vëllezërit janë ndjekur dhe më pas janë parakaluar me një automjet, dhe janë qëlluar me armë zjarri. Autorët që qëlluan kanë qenë në një mjet “Toyota”, pasi në vendgjarje janë gjetur mbetje të mjetit.
Ndërkaq, në dosje thuhet po ashtu se në trupin e Besmir Haxhisë janë konstatuar 20 dëmtime dhe i është gjetur në trup edhe dy predha arme zjarri.
Në trupin e Viktor Haxhisë janë konstatuar 18 dëmtime në kokë dhe pjesëne qafës, si dhe i janë gjetur në trup 2 predha arme zjarri.

KOHA JONË SONDAZH

