Zbardhet E-maili i avokatit të Shqipërisë: Spekulim me Metën, jo praktika korruptive

Zbardhet E-mail­i që avokati i palës shqiptare, Tim Schreiber, i kompanisë "Clifford Chance" i ka dërguar Avokaturës së Shtetit, pas akuzave të bëra në media dhe më pas të marra nga Partia Demokratike për implikimin sipas tyre të ish­-kryeministrit Ilir Meta në çështjen CEZ­-DIA, çka çoi në kërkesën e këtyre të fundit për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

“Referuar E-mailit tuaj datë 27 gusht 2015 (njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit). Në kundërshtim me çka disa gazetarë janë përpjekur të spekulojnë, OSHEE në dosjen e depozituar në arbitrazh kundër DIA ltd (Ishujt Virgin Britanik) nuk e ka përmendur zotin Meta si një përfitues transfertash të parave apo praktika të tjera korruptive, në lidhje me marrëveshjen e mbledhjes së borxhit mes OSHEE dhe DIA”, shkruan konkretisht në E-mailin e tij Tim Schreiber.

 

SHKARKO APP