Zbardhet kërkesa e ish-policit që shoqëronte Ervis Martinajn

Gjykata e Lezhës e dënoi ish-policin Jeton Lamin me 2 vite e 10 muaj burg. ky i fundit i është drejtuar me një ankim Apelit. Në kërkesë deklaron se nuk është dakord me masën e vendosur.

Ai kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës, e cila i është atribuar për shkak se ai shoqëronte shumë të kërkuarin Ervis Martinaj, veprim për të cilin konfirmohet edhe në pamjet filmike. Por Lami pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Sipas tij një informacion i tillë u jepet eprorëve dhe kjo gjë nuk i është komunikuar oficerëve të tjerë.

Vetë Lami nuk ka pranuar të bashkëpunojë me akuzën. Ervis Martinaj një vit më parë u denoncua nga familjarët për humbje të kontakteve. Mbetet mister fati i tij, nëse është arratisur apo e kanë vrarë.

SHKARKO APP