Zbardhet krimi i pasionit në Tiranë

Policia ka zbardhur pas dy ditësh ngjarjen e ndodhur në Zall Bastar, ku 34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë disa herë me sende të forta duke ndërruar jetë më pas në Spitalin e Traumës. Policia ka arrestuar tre persona për ngjarjen.

Të arrestuarit nga policia janë; autori E Cani 31-vjeç, E.Cani 20-vjeç, që është motra e autorit dhe akuzohet po për fshehje të ngjarjes dhe D.K. 29-vjeç, akuzohet për fshehje të ngjarjes dhe prodhim dhe shitje të kanabisit, pasi iu gjet një sasi e vogël në banesë gjatë kontrollit.

Arben Gjeci u gjet para dy netësh i plagosur në rrugë. Ai kishte disa plagë në kokë, ndërsa ndërroi jetë në sallën e operacionit në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda që kishte. Sipas policisë ngjarja fillimisht është raportuar si aksidentale, por pas hetimeve u zbulua se ishte e qëllimshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, dyshohet se E.Cani më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë Arben Gjecin 34-vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë, D. K. dhe E. Cani kanë fshehur ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por përse u vra godit Arben Gjeci? Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima Arben Gjeci kishte pasur një lidhje të fshehtë jashtë martesore. Anëtarët e kësaj familjes mes tyre dhe autori E.Cani e kanë përgjuar dhe në momentin që i kanë gjetur bashkë e ka qëlluar 34-vjeçarin me sende të forta në kokë. Më pas e kanë hedhur trupin e Gjecit në rrugë, ku është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët e dërguan në spital, por që ndërroi jetë. Pas kontrolleve, policia ka gjetur rrobat e viktimës pranë banesës së familjes Cani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?