Zbardhet mesazhi që Gjok Cali i nisi ministrit Tahiri

Gjok Cali, pak minuta pas përplasjes fizike me deputetin Armando Prenga, ngjarje e ndodhur në  njw lokal rrugën Patok – Laç, i ka shkruar mesazh ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, duke njoftuar për konfliktin me deputetin e Partisë Socialiste.

Në mesazhin dërguar Tahirit nga Gjok Cali, ministri informohej për përplasjen dhe atij i kërkohej ndihmë për të sqaruar situatën, duke shprehur rezerva për efektivët e policisë së Komisariatit të Laçit.

Në mesazhin dërguar ministrit, mësohet se Cali ndër të tjera i është shprehur se nuk ka besim te policia e Laçit pasi shumica prej tyre janë emëruar nga deputeti Prenga.

Nga këqyrja e aparatit telefonik rezulton se ministri Tahiri i ka kthyer përgjigje, duke njoftuar Gjok Calin se do të zbatojë të gjitha procedurat ligjore dhe duke e orientuar të bëjë kallëzim në polici.

Kjo përgjigje, ka shtyrë më pas Gjok Calin për të njoftuar Shefin e Komisariatit të Laçit, i cili ka nisur drejt Patokut fugonin për të shoqëruar Calin në komisariat, ku edhe ka bërë denoncimin.

Para hetuesve, asnjë nga efektivët e policisë nuk ka pranuar se e kishte parë deputetin duke qëlluar me armë edhe pse kanë qenë ata që kanë shuar sherrin fizik dhe me armë mes dy familjeve Cali e Prenga.

SHKARKO APP