Zbardhet qëndrimi i PS-së për Olta Xhaçkën

Zbardhet mendimi i Partisë Socialiste, nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese apo jo. Në raportin e hartuar nga socialistët është përfshirë i gjithë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila theksoi se Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit në gjykatë të çështjeve të mandatit të një deputeti, përfshi rastin Xhaçka.

“Është seanca plenare si organ vendimarrës i Kuvendit që duhet të vendosë dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit së deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese”,-shkruhet në raportin e PS duke reflektuar paralajmërimet se mazhoranca nuk do të ketë qëndrim politik për këtë çështje.

PD-ja në raportin e saj ka shkruar se Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese. Të enjten është hera e tretë që parlamenti voton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Dy herë më radhë PS e rrëzoi kërkesën e opozitës por Gjykata Kushtetuese urdhëroi që deputetët të votojnë pro dërgimit të kësaj çështje në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?