Zbardhet sherri në familje, pse babai mori thikën dhe qëlloi djalin

Një 64-vjeçar është arrestuar dje nga Policia, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë të birin 27 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Peqinit mëngjesin e djeshëm, kur babai ka plagosur me thikë në krah djalin e tij. Policia bën të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin.

Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas disa banorëve të fshatit ku ndodhi ngjarja, kohët e fundit babai zihej shpesh me djalin e tij sepse ky i fundit i kërkon te para disa herë në ditë. Me paratë e të atit, djali 27-vjeçar konsumonte pije alkoolike në lokalin e fshatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mëngjesin e së premtes duket se ka ndodhur e njëjta situatë. Babai nuk i ka dhënë lekë dhe në nerva e sipër ka marrë thikën e bukës dhe ka nisur ta kërcënojë djalin. Por dyshohet se aksidentalisht e ka goditur në krah, duke e plagosur.

I riu është dërguar në spitalin e Peqinit, ku dhe është mjekuar, ndërsa babai 64-vjeçar është prangosur. Burimet thanë se në momentin e arrestimit ai u ka pohuar policëve se e kishte plagosur aksidentalisht të birin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?