Zbardhet skema e vrasjes së Ibrahim Bashës

 

5 ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, Vizon Plus ka ndërtuar të gjithë skemën e ngjarjes natën e 24 qershorit. Siç shihet edhe nga video e publikuar, gjithçka nisi pasi furgoni i trupave speciale po tentonte të futej në brendësi të fshatit Lazarat, ku kishte sinjalizime për të shtëna me arme e ku ishte bllokuar një makinë e bardhe me armë e municione.

Pas këtij momenti, furgoni i RENEA-s është qëlluar nga një largësi rreth 200 metra, e ku për pasojë humbi jetën Ibrahim Basha.

Ndërkohë në dëshmitë e para të vëllezërve Aliko të dhënë para Prokurorëve të Krimeve të Rënda thuhet se ata se nuk kanë lidhje me vrasjen e Ibrahim Bashës duke mohuar gjithashtu se kanë qenë pjesë e grupit të zjarrit. Gjithashtu mësohet se 2 vëllezërit pretendojnë se nuk janë fshur për t’i shpërtuar dënimit por se kishin frikë se mos i vrisnin ose t’i rrihnin forcat. “Nuk kemi lidhje me vrasjen e Ibrahim Bashës. Jemi fshehur nga frika. S’kemi lidhje me grupin e zjarrit.”- janë shprehur vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko.

Të njëjtin pretendim ka mbajtur edhe avokati i 2 vëllezërve, Neshat Fana i cili duke iu referuar qëndrimit të Arbjon dhe Alban Alikos, u shpreh se ndjesia e djemëve ka qenë e justifikuar edhe nga mosha. Edhe sipas avokatit Nerfana dy djemtë janë fshehur se kishin frikë mos i vrisnin ose mo si rrihnin kur t'i arrestonin. 

Vrasja e efektivit, vëllezërit Aliko para arrestimit: Mos na vrisni 
Ka marrë fund arratia e dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në aksionin e 4 ditëve më parë në fshatin e Lazaratit për kapjen e grupit të armatosur që kish sulmuar policinë lokale.
 
Dy vëllezërit 18 dhe 20 vjeç u arrestuan në një tunel në Kardhiq, 20 kilometra larg Lazaratit, në një zonë malore e zila ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës.
 
Një  aksion i mirëorganizuar i rreth 500 forcave të policisë udhëhequr nga ajri në një helikopter ushtarak nga vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtorët Ardian Cipa e Altin Qato, ka bërë që vëllezërit Aliko të vihen me shpatulla pas murit e të mos kishin asnjë mundësi largimi.
 
Prej orës 16:00 të së shtunës zona e Kardhiqit u vu nën pushtetin e Policisë, ku pas pikasjes së Alikove, efektivët i janë drejtuar me thirrje për tu dorëzuar dy vëllezërve, por ata janë futur fillimisht në një zonë t pyllëzuar. Nga ky moment janë dashur plot dy orë negociata, në të cilat ka ndikuar edhe babai i vëllëzërve Adil Aliko, për tu konkretizuar me arrestimin e të rinjve rreth orës 21:30.
 
"Mos na vrisni sepse do të dorëzohemi", – mësohet tu jenë drejtuar dy vëllezërit Aliko forcave të policisë në momentin kur ata kanë ndjerë se i kanë pasur të pamundura të gjitha mundësitë për të vijuar arratinë e tij. Ata nuk kanë bërë rezistencë gjatë prangosjes dhe në momentin e arrestimit ata nuk kanë pasur armë.
 
Dy vëllezërit Aliko u transportuan fillimisht në komisariatin e Gjirokastrës për tu sjellë më tej në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
 
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda grupi i zjarrit në Lazarat përgatitej prej gjashtë muajsh dhe qëllimi i tyre ishte rikthimi i gjendjes së mëparshme, pra kultivimi drogës në parcelat e shkatërruara një vit më parë. 

SHKARKO APP