Zbardhet vrasja e 81-vjeçares, nipi qëlloi me thikë gjyshen disa herë

Policia ka zbardhur ngjarjen që ndodhi një ditë më parë në Durrës, ku u gjet e pajetë 81-vjeçarja Floresha Shkurti. Në pranga është vënë nipi i saj 21-vjeçar, si autor i dyshuar i vrasjes.

“Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës”, sqaron policia.

Sipas policisë “Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Durrës, 83-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, kishte shenja dhune

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?