Zbardhet vrasja në Dukagjin, Policia jep detajet, autori djali i xhaxhait të viktimës

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi L. A.

Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje dhe policia thotë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve. Mesohet se autori është nipi i viktimës, pra djali i xhaxhait.

NJOFTIMI

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

M. A.., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?