Zbardhet vr*sja e Hidës në vitin 2019, policia: Autorët janë tre dhe janë në burg

Pas katër vitesh është zbardhur vrasja e 40-vjeçarit Besnik Hida në Lushnje dhe sipas Policisë, autorët janë tre, por lajmi është se të tre personat janë në burgje. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg”, për tre autorët e kësaj ngjarjeje.

Njëri prej tyre është 31-vjeçari Laert Haxhiu, që ndodhet i arrestuar në Greqi. Tjetri është 33-vjeçari Orgest Bilbili i cili aktualisht ndodhet në burgun e Drenovës në Korçë dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë.

Ardian Ahmetaj ndodhet në një burg në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Ahmetaj është dënuar në vitin 2021 me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek.

SHKARKO APP