”Zbatoj Kushtetutën demokratike të vendit tim”, Berisha: Nuk shkela asnjë vendim gjykate
Nga dritarja e banesës që qëndron i izoluar, Sali Berisha para protestuesve ja bëri sërish të qartë rivalit të tij politik se ai nuk ka shkelur asnjë rregull dhe vendim dhe sa masa ndaj tij është e padrejtë dhe e motivuar politikisht.
“Dëgjoni çfarë thonë, po flet, po shkel rregullat Sali Berisha, po shkel vendimet Sali Berisha. Më lejoni t’u them këtu, or budallenj, unë jam Sali Berisha.
Dhe dëgjoni këtu t’u them se Sali Berisha ka një Kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozitetin më të madh sepse ajo është Kushtetutë demokratike.
Por krahas saj, kushdo që e shkel atë, Sali Berisha ka një Kushtetutë të dytë, të cilën nuk ia shkel dot njeri mbi tokë përveç Zotit dhe kjo është ndërgjegjja e tij”,-tha Berisha.