Zbritën sot në Shëngjin, emigrantët dalin pas 9 orësh nga porti
Grupi i dytë me refugjatë të ardhur nga Itali (edhe pse të parët që do të dërgohen në kampin në Gjadër sepse të parët u rikthyen në Itali), kanë nisur të dalin nga Porti në Shëngjin, pasi qëndruan gati 9 orë në qendrën e pritjes të ngritur atje. 8 emigrantë zbritën sot rreth orës 09:00 të në Shëngjin.
Refugjatët janë Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane. Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit. Emigrantët në fjalë janë kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.
Anija e marinës mbërriti mëngjesin e sotëm në brigjet shqiptare dhe emigrantët pas ekzaminimeve në Shëngjin do të dërgoheshin në kampin e Gjadrit. Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.
Masa synon të kapërcejë ngërçin e krijuar nga vendimi i gjyqtarëve për të mos vleftësuar mbajtjen e disa azilkërkuesve në qendrën e pritjes së Gjadrit për shkak se vijnë nga vende të pasigurta.