“Zbulimi” i mediave serbe: Merkel i tha Ramës ‘Harroje Shqipërinë e Madhe’

Mediave serbe duket se u ka mbetur ende ora tek Shqipëria e Madhe dhe shfrytëzojnë çdo rast për të vënë në dukje se Bashkimi Europian është kundër kësaj teze.

Rasti më i fundit është ai i takimit të djeshëm mes kryeministrit Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Tiranë.

Kështu, “Kurir” citon burime të sajat që bëjnë të ditur se Merkel i paska thënë Ramës ta harrojë Shqipërinë e Madhe.

“Merkel ua ka thënë shqiptarëve hapur që të luftojnë korrupsionin dhe krimin, por edhe të harrojnë ëndrrën nacionaliste për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thonë burimet e "Kurir" për takimin e zhvilluar dje në Tiranë. 

SHKARKO APP