Zbulohen 37 raste të reja me Covid-19 në Berat, të infektuar mësues, nxënës e infermierë
37 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, rezultojnë të jenë 23 raste kontakti familjare dhe 14 raste i përkasin infektimeve në institucione arsimore, shëndetësore e biznese private. Të shpërndara sipas qyteteve rastet e të prekurve të ditës së sotme janë: 14 në Berat, 11 në Kuçovë, 5 në Skrapar, 5 në Urë-Vajgurore dhe 2 në Poliçan.
Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 ditën e sotme konfirmohen të infektuar mësues, nxënës, infermierë dhe punonjēs në disa biznese private ushqimore që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët.
Mes të prekurve të ditës së sotme raportohen: 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 1 mësues në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, 2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, 1 student, 1 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Vërtop në Poliçan, 1 ekonomist në filialin e bankës Raifeeissen në Kuçovë, 1 ekonomist në filialim e Jute Credit në Poliçan, 1 punonjëse në Big Market në Berat, 1 punonjës i firmës së ndërtimit të rrugëve “Salillari”, 1 shofer i kompanisë së vajit Bomira në Berat dhe 1 punonjëse në fasonerinë Intex.
Burime zyrtare pranë Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije,se që prej 1-muaji në të gjithë qarkun e Beratit nuk ka pasur raste të rënduara me Covid-19, ndërkohë që aktualisht në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit raportohen 9 persona të shtruar, pa komplikacione të rënda. Ndërkohë që numri i rasteve është duke u rritur ndjeshëm numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 921.