Zbulohen afatet për kandidatët, Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

Një ditë pas mosgjetjes së bashkëpunimit me grupin e Alibeajt, grupi i Berishës sopt ka folur për procesin e primareve. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionin e kandidatëve që duan të jenë pjesë për primaret e qarqeve Durrës, Tiranë dhe Elbasan, është data 6 nëntor ora 20:00 dhe për bashkitë e tjera është 8 nëntor ora 20:00, pas këtij afati nuk pranohet asnjë kandidaturë.

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi deklaroi sot se primaret do të zhvillohen në 72 degët e Partisë Demokratike. 4 dhjetori është data që Partia Demokratike ka caktuar si datë përfundimtare për përmbyllen e primareve në të gjithë vendin.

”Tashmë primaret do të zhvillohen në 72 degët e Partisë Demokratike. Ato jo vetëm nuk lënë jashtë askënd, por kushdo që beson që ka mbështetje në elektoratin opozitar, por jo vetëm, mund të kandidojë sipas rregullave të caktuara që ne do t’i shpjegojmë edhe sot. Çdo qytetar që beson se vota e tij vlen mund të regjistrohet si simpatizant në afatet e përcaktuara dhe të vendosë të votojë për kandidatin për qytetar të parë në bashkinë ku jeton. Primaret janë themeli i besueshmërisë së Partisë Demokratike, e cila lindi dhe vazhdon të jetë parti e votës së lirë, parti e njerëzve të lirë. Primarte do t’u tregojnë edhe njëherë qytetarëve ,për tej Partisë Demokratike, se ne jemi alternativa më e mirë për të qeverisur jo vetëm bashkitë, por për të qeverisur vendin”.

Nga ana tjetër, anëtari i Komisionit, Eno Bozdo tha se këto primare do të kenë dy elementë të rëndësishëm: vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare.

“KOKOE organizon procesin zgjedhor të primareve. Pra në rolin e një Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Nuk kemi të bëjmë vetëm me votimin e anëtarësisë, por do votojnë edhe simpatizantët. Pasi të shpallet data e primareve me vendim të Kryesisë, KOKOE shpall në mënyrë automatike hapjen e procesit zgjedhor që i paraprin fushatës së kandidatëve dhe përfundon me datën e mbajtjes së primareve.

Kemi dy operacione që po ndodhin dhe KOKOE është përgjegjëse: regjistrimi i kandidatëve dhe fillimi i procesit në degët kryesore për regjistrimin e simpatizantëve. Ne mendojmë se data e përshtatshme për të bërë përzgjedhjen e kadidatëve përfundimtare do të jetë 6-13 nëntor. Këtu përcaktohen edhe dy gjera të rëndësishme që nuk i kemi pasur në primaret e para më 6 mars: vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare që vlen për anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar ta ndjekin”.

SHKARKO APP