Zbulohen akuzat për 3 fëmijët, Hygerta: E vr*va se na kër*ënonte me tr*tol, mamin e ka dhun*uar
Këtë të hënë u mbajt seanca e parë për vlerësim të masës së sigurisë për tre fëmijët që vranë babanë e tyre, Pëllumb Metën. Por krimi po kthehet në një telenovelë, pasi fëmijët po e kalojnë vrasjen e babait tek njëri-tjetri. Hysen Meta para gjykatës ka ndryshuar dëshminë e tij, duke hedhur akuza në drejtim të motrës së ajo e ka kryer aktin fatal për vrasjen e babait. Ai ka deklaruar se nuk e ka vrarë ai vrasjen, dhe ka deklaruar se donte ta fejonte me detyrim.
Për djalin e madh, Hysen Meta janë ngritur tre akuza: vrasje, armëmbajtje pa leje dhe asgjësim i kufomës. Ndërsa për djalin e vogël, Amarildo Meta dhe vajzën, Hygerta, është ngritur vetëm akuza e asgjësimit të kufomës.
19-vjeçarja Hygerta Meta në dëshminë para togave të zeza ka marrë përsipër autorësinë e krimit. Ajo ka thënë se nga frika në fillim kishte menduar që t’ia linte vëllait të madh. Studentja ka folur edhe për fejesën pa dëshirë për të cilën këmbëngulte babai i saj. Hygerta ka rrëfyer edhe episodet e dhunës që i ati ushtronte ndaj saj dhe nënës. Sipas Hygertës, ai i kërcënonte se do i vriste me tritol dhe nga frika nuk kishin bërë kallëzim në polici për dhunën e ushtruar.
“I thashë JO për fejesën në dhjetor dhe patëm një incident te bombola e gazit dhe u tremba. E preu bombolën dhe refuzoi ta rregullonte dhe kisha frikë se do të më vriste. Në fund të janarit, këmbënguli sërish te fejesa. Më kërcënonte mua dhe mamanë se do na vriste. Mamanë vetëm pse kishte këputur një portokall që thoshte se e kishte mbjellë vetë. Në Bajram e qëlloi fort mamin kur ishte pa mendje në zemër dhe e ka rrahur në prezencën time”.
Djali i vogël i Pëllumb Metës, Amarildo, tha se nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes, pasi ka qenë në punë. “S’kam qenë në dijeni të ngjarjes. Kam qenë në punë. E dija që kishte konflikte me mamin e motrën, po unë nuk i kam parë vetë. Më ka thënë motra që donte ta fejonte me zor. Jo babi”. Sipas hetimeve, plumbat e kanë kapur Pëllumb Metën një në kokë, një poshtë veshit, një tjetër në gjoks dhe një në bark.