Zbulohen emrat e dy shqiptarëve që qëlluan me thikë djalin e moderatores

Andi Arapi, 29-vjeç me qëndrim të parregullt në Itali dhe Albano J., 24-vjec, janë dy shqiptarët që masakruan djalin e moderatores së njohur italiane.

Niccolò Bettarini, djali i prezantueses italiane Simona Ventura dhe ish-mbrojtësit Stefano, u qëllua mëngjesin e së dielës nëntë herë me thikë teksa kishte dalë për të festuar në diskotekën “Old Fashion” në Milano.

Para se ta godisnin me thikë njëri nga shqiptarët i ka thënë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të njohëm, je i biri i Bettarinit, do të vrasim”

Swiss Digital Mobile Reklama

Stefano Bettarini përfundoi në spital, pasi u masakrua 11 herë me thikë, por ashtu siç bëri me dije moderatorja, i biri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?