Zbulohen emrat, këto janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë Krujë

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryqëzimin e fshatit Borizanë, në Fushë Krujë.

Balkanweb zbulon emrat e katër viktimave, të cilët janë Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.

Të katër viktimat po udhëtonin me një mjet tip “Audi”, kur i kanë rënë nga pas një kamioni me targa kosovare. Për pasojë, tre persona kanë humbur jetën në vend, ndërda një tjetër është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

SHKARKO APP