Zbulohen nga detaje nga aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit, humbet jetën 58-vjeçari nga Kosova
Zbulohen të tjera detaje nga aksidenti i frikshëm që ndodhi sot pasdite në Rrugën e Kombit. Mësohet se viktima është shtetasi nga Kosova, 58-vjeçari Hysen Saitaj.
I ndjeri po drejtonte mjetin tip “Land Rover” me të cilin po udhëtonte së bashku me të birin. Automjeti është përplasur fuqishëm me një autobus pasagjerësh, përplasje e cila rezultoi fatale për 58-vjeçarin që gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ndërkaq i plagosur mbeti edhe i biri, i cili u transportua menjëherë për të marrë mjekim në Spitalin e Rrëshenit.
Fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët e autobusit nuk kanë marrë lëndime. Siç mund të shihet nga këto pamje mjeti “Land Rover” është shkatërruar plotësisht nga përplasja, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pësuar edhe autobusi.
Policia bën me dije se ka shoqëruar drejtuesin e autobusit të përfshirë në aksident.
KOHA JONË SONDAZH

