Zbulohen pjesë të përgjimit të skandalit seksual në Drejtorinë Arsimore të Lushnjes

Ka qenë kjo bisedë ajo që u ka dhënë një kthesë të fortë hetimeve për funksionaren e shtetit. Policia dhe prokuroria kanë nisur ndjekjen dhe vëzhgimin e saj në të gjitha format, me përgjime të telefonatave, përgjime në ambiente të tjera dhe ndjekjen me grupe vëzhgimi. Në rrjetën e përgjimeve mësohet të ketë rënë edhe një zyrtar i lartë i LSI, të cilit i është ofruar një mësuese në një nga hotelet e Lushnjës, gjatë një vizite të tij në këtë qytet. Vetë avokati i Luiza Tabakut nuk e mohoi mundësinë e një versioni të tillë, madje u shpreh se të tilla përgjime edhe mund të fshiheshin. Sigurisht, nën presionin e politikës!

 

Një mësuese nga Lushnja, në një intervistë ekskluzive për lapsi.al, (video më poshtë), tha se drejtues të Drejtorisë Arsimore të Lushnjës zgjidhnin mësueset më simpatike dhe i dërgonin nëpër motele më funksionarë të kësaj drejtorie dhe persona të tjerë jashtë saj. Favoret seksuale kryheshin në këmbim të një vendi pune, të karrierës apo të lëvizjeve nga shkollat e fshatit në ato të qytetit.

 

Kryeministri Rama, duke folur për këtë rast, një ditë më parë, u shpreh: “Jam i bindur që ngjarja e rëndë e zyrës arsimore të Lushnjës nuk është aksident i veçuar, por maja e një ajsbergu që do e bëjmë copë – copë, pa kursyer askënd…”

 

Ministria e Arsimit ka pranuar se Luiza Tabaku ishte emëruar pa konkurs. Ajo ishte një përfaqësuese e LSI –së dhe kaq ka mjaftuar për ta vënë drejtoreshë në arsim. Kryeministri Rama kishte hedhur poshtë akuzat e opozitës se në Drejtoritë Arsimore po emëroheshin militantë. Në Tiranë, u emëruar një grua e cila shfaqej në një spot elektoral të PS –së. U largua pak muaj më parë nën dyshimet për korrupsion. Megjithëse prej më shumë se një viti në pushtet, kryeministri Rama vazhdon t’u angazhohet shqiptarëve se do ta zhdukë korrupsionin. Por ai nuk po jep llogari për emërimet partiake, jashtë kritereve që janë bërë gjatë pushtetit të tij në postet drejtuese të administratës, emërime militantësh që po rezultojnë të dështuara dhe që i kanë shndërruar institucionet që drejtojnë në vatra korrupsioni.

SHKARKO APP