Zbulohen shenja paralajmëruese për Covid-19, si ato të lehta dhe të rëndat
Edhe pse u bë një vit që bota po jeton me pandeminë e Covid-19, është e paqartë se pse shumë të prekur nga koronavirusi kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë eksperienca të rënda ose humbin jetën. Tek pacientët me simptoma të rënda, mushkëritë shpesh pësojnë inflamacion dhe ndonjëherë preken gjithashtu veshkat e zemra. Gjaku shpesh mbingarkohet, gjë që mund të shkaktojë format e mpiksjes në mushkëri.
Një ekip i përbërë të nga studiues universiteteve dhe instituteve kërkimore në Gjermaninë dhe Holande, kanë zbuluar një tregues kyç në gjakun e pacientëve të infektuar nga Covid-19, e dhënë e cila mund të jetë një shenjë e hershme paralajmëruese për rastet e rënda. Në mostrat e gjakut, shkencëtarët gjetën qelizat pararendëse të trombociteve që tregojnë probleme me mpiksjen e gjakut.
Megakariocitet kontribuojnë në prodhimin e trombociteve, gjenden në palcën e kockave. Kur megakariocitet përfundojnë në gjak, ato mund të shfaqin probleme të ngjashme me mpiksjen, sipas studimit. Kjo mund të tregojë se këto qeliza të pazhvilluara shkaktojnë probleme të rrezikshme të mpiksjes.
Studiuesit zbuluan gjithashtu një numër të madh të qelizave të kuqe të pazhvilluara të gjakut në mostrat, që në kushte tipike do të ishin zhvilluar në palcën e kockave. Këto qeliza të kuqe të gjakut janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit përmes trupit. Një rritje e qelizave paraardhëse të qelizave të kuqe të gjakut tregon mungesën e oksigjenit, një reagim emergjent i njohur në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.