Zbulohet “arma”, që do të bllokojë motorin e Covid-19

Bota kërkon vaksinën që do të luftojë virusin vdekjeprurës. Disa shkencëtarë shprehen se vaksina që do të jetë gati vitin e ardhshëm quhet 13 B dhe është një molekulë që lidh dhe frenon enzimën e përdorur nga Covid-19 për t’u shumëfishuar në qelizat e infektuara.

Nga ana tjetër kjo konsiderohet si shënjestra kryesore për të goditur virusin dhe struktura e saj 3D, do të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve për trajtimin e sëmundjes. Studimi i publikuar në revistën shkencore “Science”, u krye nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtar të udhëhequr nga universiteti Lubecca në Gjermani.

E testuar në laborator, në qelizat e mushkërisë njerëzore të prekur nga koronavirusi, molekula 13B hyri menjëherë në veprim. Në një eksperiment të zhvilluar te minjtë, ajo tregoi se nuk është toksike. E megjithatë, sipas ekspertëve, do të duhet kohë para se molekula të kthehet në një ilaç kundër virusit.

Krijimi i një vaksine është një proces i gjatë e kompleks por ekspertët që punojnë në një godinë të blinduar nga masat e sigurisë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes thonë se po bëjnë të pamundurën për ngushtuar afatin. Në situata të tilla emergjence, disa aspekte administrative që vonojnë mbërritjen e vaksinës te pacientët mund të tejkalohen.

SHKARKO APP