Zbulohet arsyeja, ja pse u vranë në oborr të shtëpisë çifti dhe vajza e tyre 13-vjeçare

Mëngjesin e sotëm është raportuar se familja Pocesta nga Dibra u gjetën të vrarë në qytetin e Dibrës.
Familja kishte ardhur për pushime nga Italia.

I vrarë mbeti Amid Pocesta, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta dhe vajza Anila Pocesta, e lindur në vitin 2004.

Burime për Indeksonline bëjnë me ditur se arsyeja e vrasjes ishte krejtësisht banale:

Swiss Digital Desktop Reklama
Arsyeja pse ka ardhur deri te vrasja ka qenë disa hekra që e ndajnë shtëpinë, gilindera që i themi ne. Pra personi i dyshuar ka vrarë vëllun e gruas me familje apo siç njihet ndryshe tek ne baxhanakun”.

Sipas të njëjtit burim, i dyshuari ka hyrë në dhomë të fjetjes tek familjarët dhe ka kryer vrasjen. Autori i dyshuar është identifikuar si Rasim Findo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?