Zbulohet banesa me rreth 4 mijë objekte të trashëgimisë kulturore, një person i arrestuar

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë, brenda të cilës janë gjetur rreth 4 mijë objekte të trashëgimisë kulturore.

Mësohet se në pranga ka rënë një person, me iniciale A.K.

Ndërkohë vazhdon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoninë e Veriut.

SHKARKO APP