Zbulohet çfarë i tha policisë shqiptari që mbyti gruan: Isha i nevrikosur sepse më ofendoi nga nëna

Vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i saj, e 15 brenda këtij viti ne Greqi ka shokuar përsëri opinionin publik. Krimi ka ndodhur ne fshatin Vlachioti të Lakonisë, në jug të gadishullit të Peloponezit me autor një 40-vjecar shqiptar që ka mbytur me duart e tij bashkëshorten 36 vjeç.

Vrasja brutale ndodhi në shtratin e çiftit, teksa dy fëmijët e tyre të mitur, dy djem 7 dhe 10 vjeç, flinin në dhomën tjetër të shtëpisë.

Isha i nevrikosur kur më ofendoi, e kapa nga fyti dhe e mbyta. Të më thotë mua për nënën time dhe të më shaje?! Aëherë e humba mendjen dhe e mbyta”, mësohet të ketë thënë ai ne deponimin e parë në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

40-vjeçari ka tentuar të largohet pasi ka kryer krimin, por duket se është penduar dhe ka lajmëruar policinë. “Më duket se kam vrarë gruan time”, thuhet se ishin fjalët e tij të para tek oficeri i policisë që ka telefonuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?