Zbulohet çfarë përfitoi Ardi Veliu nga takimi me nënën e 15-vjeçarit

Pikëpyetjes mbi takimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me nënën e 15-vjeçarit të dhënuar nga efektivët e Policisë, i ka vetë zgjidhje Zaida Çobo. Ajo është shprehur se ka hequr dorë nga padia personale që kishte ngritur kundër Veliut dhe se nuk e kërkon më dëmshpërblimin por që çështjen e të birit do ta ndjekë deri në fund.

”Padinë personale të tij po e kam tërhequr sepse jemi njerëz e duhet të japim një shembull pozitiv, ndërsa nga çështja e djalit jo, do ti shkoj deri në fund”.

Para pak ditësh, Zaida Çela (Çoba), dorëzoi një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës. Në kërkesë-padinë e dorëzuar nga Zaida, shihet se gruaja në fjalë ka paditur vetë drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pasi pretendoi se ky i fundit i ka cënuar dinjitetin dhe nderin pas publikimit të të dhënave personale dhe kërkon të dëmshpërblehet me shumë prej 1 milionë lekësh.

https://arkiva.kohajone.com/i-nxori-videon-me-arme-sot-e-ftoi-ne-zyre-cfare-kerkon-veliu-nga-nena-e-15-vjecarit/

SHKARKO APP