Zbulohet data se kur SPAK-u do të japë vendimin për Saimir Tahirin
Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 4 shkurt në orën 13:00 seancën për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sot prokurorët e SPAK-ut kërkuan deklarimin fajtor të Saimir Tahirit për akuzat që e lidhin atë me trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burg.
Saimir Tahiri pretendon se nuk qëndron asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e grupit të Habilajve.