Zbulohet depo armatimesh në Yzberisht. Policia jep detaje: Armët përdoreshin për vrasje

Policia e Shtetit zbardh detaje nga zbulimi i depos në Yzberisht, ku modifikoheshin armë e municione.

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka dhënë detaje për operacionin ku u zbulua një depo për modifikimin e armëve.

Në një ambient brenda banesës u konstatuan makineri dhe mjete te tjëra pune që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit. Në momentin e ndërhyrjes së policisë janë gjetur dy shtetas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjet janë gjetur tetë pistoleta, tre automatikë, pjesë të ndryshme armësh dhe makineri që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit, një sasi parash dhe një automjet. Këto prova do dërgohen për ekzaminime të mëtejshme. Armët siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave penale kundër personit”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?